Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën shkencore “Sfidat e Sigurisë në Kosovë”, 29 maj 2017, Vushtrri

19.04.2017

Vushtrri, 19 prill 2017 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ju njofton për organizimin e konferencës së parë shkencore  “Sfidat e Sigurisë në Kosovë”.

Vizioni dhe misioni e këtij aktiviteti periodik është të nxisë hulumtimin, kërkimin, diskutime dhe të menduarit kritik rreth çështjeve të lidhura me sigurinë publike në Kosovë, si dhe sfidat, rreziqet si parakusht për shtetin ligjor.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të stimulojë debat  ndërmjet nivelit akademik, ekspertëve, përfaqësuesve të organizatave të zbatimit të ligjit në Kosovë, grupeve të interesit etj,  në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme për çështjet, problemet dhe proceset e një interesi më të madh, të cilat janë prezentë në Kosovë,  rajon dhe më gjerë.

Një prej objektivave  kryesore  të këtij aktiviteti shkencor është të identifikojë dhe të ndaj ide e zgjidhje praktike të bazuara me argumente shkencore që mbështesin objektivat e mirëqeverisjes dhe demokracisë, duke e orientuar këtë proces në harmonizimin e tre aspekteve kryesor që janë shteti, shoqëria dhe siguria. Ky aktivitet ofron një mundësi për të sjellë bashkë palët e interesuara nga qeveria, komuniteti akademik, përfaqësues nga agjencionet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të ndajnë zgjidhje praktike drejt arritjes së një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Për të kontribuar në këtë drejtim Akademia e Kosovës për Siguri Publike do të organizojë konferencë, punimet e së cilës do jenë objekt i debatit publik, i medias dhe më tej i botimit profesional në një përmbledhje të referimeve.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të gjejnë dokumentin e bashkangjitur.

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën shkencore  “Sfidat e Sigurisë në Kosovë”, e cila mbahet në Akademia e Kosovës për Siguri Publike, më 29 maj 2017 në Vushtrri për më shumë  KLIKO KETU


 

Qëndro i lidhur