Njoftim për studentet e pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike
06.10.2015Vushtrri, 06 tetor 2015 Të gjithë studentët të cilët janë pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike në vitin e parë akademik 2015/2016, janë të obliguar të regjistrohen.Regjistrimi fillon nga data 07.10.2015 deri më datën 09.10.2015 çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00.Studentë të cilët nuk paraqiten për regjistrim brenda afateve të lartëcekura, konsiderohet se kanë hequr dorë nga studimet.
Studentët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet ta paraqesin, fletëregjistrimin i cili mund të merret në zyrën për Shërbime Studentore. Dy fotografi (formati 4x6), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
Regjistrimi i studentëve bëhet në zyrën për Shërbime Studentore në Fakultetin e Sigurisë Publike zyra nr.111 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Po ashtu njoftohen të gjithë studentet e vitit të dytë akademikë 2014/2015 të Fakultetit të Sigurisë Publike qw ta bëjnë regjistrimin dhe vërtetimin e semestrit të tretë në zyrën e Shërbimeve Studentore brenda afatit nga data 07.10.2015 deri më datën 09.10.2015)