Vazhdohet konkursi deri me datën 28 gusht
24.08.2015Vushtrri, 24 gusht 2015 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016 i hapur me datën 19.08.2015 gusht do të vazhdojë deri më datën 28 të këtij muaj në ora 16:00. Kështu u vendos sot në mbledhjen e mbajtur nga Keshilli i Fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 02.09.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 03.09.2015.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.
Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Shërbimi Sprovues (SHS).
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: KONKURS_Shqip_2408.pdf
Aplikacioni: Aplikacion
Manuali për provim pranues: Manuali per provim pranues