U hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2015/2016
19.08.2015Vushtrri 19 gusht 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë, për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Shërbimi Sprovues (ShS).Studentët të cilët kanë konkurruar në afatin e parë dhe nuk janë pranuar, e të cilët dëshirojnë të konkrrojnë edhe në afatin e dytë, nuk kanë nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë. Ata nuk kanë nevojë të sjellin dokumente, përveç plotësimit të aplikacionit!
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: KONKURS-Shqip
Aplikacioni: Aplikacion.pdf
Manuali për provim pranues: Manuali per provim pranues