Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Në Akademi u mbajt provimi pranues

12.08.2014

Vushtrri, 05 korrik 2014 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit  pranues në vitin e parë akademik 2014/2015, në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektorati Policor të Kosovës.

Fakulteti i Sigurisë Publike këtë vit ka hapur dyert për 65 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe  Fakulteti i Sigurisë Publike, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014/2015 do të regjistrojë 65 sipas kuotës së përcaktuar në drejtimet e programit të studimit bachelor në sigurinë publike, siç janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent,  korrektuese dhe sprovues.

Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike studimet bachelor për pjesëtaret e agjencive të sigurisë publike ofrohen falas dhe pa shkëputje nga puna.

Qëndro i lidhur