Përfundoi semestri i parë i vitit akademik 2014/15
22.01.2015Vushtrri , 22 janar - Në Fakultetin e Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) përfundoi semestri i parë akademik për vitin 2014/2015.
Ndryshe Fakulteti i Sigurisë Publike është hapur në tetor të vitit 2014, ku në vitin e parë akademi 2014/2015 janë duke ndjekur studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë.
Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit.