Në Akademi gjatë vitit 2014 është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike dhe janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike
16.01.2015Vushtrri, 16 janar 2015 - Gjatë vitit 2014 Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka shënuar mjaftë të arritura, ku si rezultat i përmbylljes më sukses të projektit të binjakëzimit, për herë të parë në Kosovë është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. Gjatë vitit që e lamë pas në Akademi janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike, ndërsa në Fakultetin e Sigurisë janë duke vijuar studimet 69 studentë, zyrtarë nga Agjencionet e Sigurisë Publike. Akademia brenda vitit 2014 ka arritur ti realizoj mbi 326 trajnime për të gjitha agjensionet e sigurisë.
Policia e Kosovës (PK) ka realizuar 248 trajnime ku kanë marrë pjesë 4061pjesëmarrës. Në Akademi në bashkëpunim me vendet evropiane janë mbajtur trajnime nga më të ndryshme që iu shërbejnë pjesëtarëve të sigurisë për ruajtjen e rendi dhe sigurisë në vend. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë ka mbajtur katër trajnime ku kanë marrë pjesë 73 pjesëtarë të sigurisë publike, ndërsa në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane ka mbajtur një trajnim ku kanë marrë pjesë 14 zyrtarë policor, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze një trajnim, kanë marrë pjesë 18 zyrtarë, ndërkaq në bashkëpunim me Policinë e Francës një trajnim me 15 pjesëmarrës. Po ashtu në Akademi, Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX ka mbajtur pesë trajnime ku kanë marrë pjesë 272 zyrtarë policor, kurse në bashkëpunim me Bashkësinë Evropiane - Projekti WINPRO 2, tri trajnime ku kanë marrë pjesë 34 pjesëmarrës, dhe një trajnim në bashkëpunim me Bashkësinë Evropiane ku kanë marrë pjesë 15 zyrtarë policor.
Po ashtu në AKSP janë realizuar trajnime edhe nga agjencionet tjera të sigurisë. Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME) ka mbajtur nëntëmbëdhjetë trajnime me 324 pjesëmarrës, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) një trajnim me 13 pjesëmarrës, Dogana e Kosovës (DK) gjashtë trajnime me 66 pjesëmarrës. Po ashtu në Akademi janë mbajtur trajnime të organizuar edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe ICITAP, ku 32 trajnime janë organizuar nga OSBE me 594 pjesëmarrës, kurse ICITAP ka organizuar katër trajnime me 128 pjesëmarrës. AKSP gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime të larta profesional me standarde ndërkombëtare. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit si nga Kroacia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Numri i trajnimeve dhe i pjesëmarrësve (zyrtarë tësigurisë publike) në trajnime
Policia eKosovës |
248 |
4061 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë |
4 |
73 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane |
1 |
14 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze |
1 |
18 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Policinë e Francës |
1 |
15 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me EULEX (Trajnimipër Integrim në Policinë e Kosovës) |
5 |
272 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Bashkësine Evropiane - Projekti ËINPRO 2 |
3 |
34 |
Policia eKosovës në bashkëpunim me Bashkësine Evropiane |
1 |
15 |
Agjensionipër Menaxhimin e Emergjencave |
19 |
324 |
Dogana eKosovës |
6 |
66 |
ShërbimiKorrektues i Kosovës |
1 |
13 |
OSBE |
32 |
594 |
ICITAP |
4 |
128 |
Numri total itrajnimeve dhe vijuesve |
326 |
5627 |