Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Drejtori Smakiqi priti në takimi disa kadetë ushtarak nga SHBA dhe Kosova

12.08.2014

Vushtrri, 05 korrik 2014 – Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.  Si çdo herë ata edhe kësaj radhe zgjodhën Akademinë  për ta vizituar për tu njoftuar më për se afërmi me trajnimet dhe aktivitetet tjera që zhvillohen në Akademi.

Gjatë takimit ata u njoftuan edhe për proceset tjera të rëndësishme siç janë hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike etj.

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës në gjitha fushat konkretisht në fushën e sigurisë.

Ndërkaq kadetët  ushtarak  nga  SHBA-të u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.  

Qëndro i lidhur