Spektri i vetëvrasjes në dy qendra korrektuese
Qëllimi i studimit është të analizoj rastet e vetëvrasjeve dhe tentativave të vetëvrasjeve në qendrat korrektuese në Dubravë dhe Lipjan. Studimi përdor të dhënat zyrtare statistikore nga këto qendra, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. Materialet mundësojnë përcaktimin e shkallës së vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje, gjendjen në disa nëngrupe dhe krahasimin me shkallën e përgjithshme të vdekshmërisë dhe vetëvrasjeve në Kosovë. Studimi gjithashtu ka për qëllim të zbuloj arsyet që i inkurajojnë të paraburgosurit dhe të burgosurit të zgjedhin rrugën e vetëvrasjes dhe tentativave për vetëvrasje. Ky proces përfshin vëzhgimin e zyrtarëve korrektues.
Fjalët kyçe: Vetëvrasja, tentativë vetëvrasëse, depresioni, integrimi social, rregullat shoqërore.
Partnerët: Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Financimi: AKSP, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Projekti i Binjakëzimit i BE-së.
Personi kontaktues: Besnik Fetahu.