Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Titulli: Programet e shkëmbimit të stafit dhe studentëve të Erasmus+, përvojat nga AKSP

27.05.2024

Vushtrri, 27 maj 2024 - Gjatë vitit 2023, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përmes programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen ndërinstitucionale me LAUREA dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, janë zhvilluar me sukses shkëmbime të studentëve, shkëmbime të ndërsjellta të stafit akademik dhe atij administrative nga të dyja institucionet. 

 

Në vitin 2023 për herë të parë në Fakultetin e Siguris (FSP) të AKSP-së qëndruan për një semestër të plotë 2 studentët e këtij Universiteti, Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen.

 

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, për një javë, në AKSP qëndroi edhe profesori i këtyre dy të fundit, Timo Ryynänen, i cili kreu këtë periudhë të qëndrimit/shkëmbimit në AKSP dhe Kosovë duke ligjëruar në FSP të AKSP-së dhe duke u takuar me zyrtarë nga AKSP dhe të institucioneve e mekanizmave të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e interesit.

 

Të inspiruar nga ajo që kishin parë në Kosovë dhe përvojat e mëhershme të kolegëve të tyre në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërmjet AKSP-së dhe LAUREA, së fundi kanë paraqitur përvojat e tyre në revistën e Laurea-s, përkatësisht në numrin 4 të Laurea Long për vitin 2024, të cilën e kanë titulluar “Programet e shkëmbimit të stafit dhe studentëve të Erasmus+, përvojat nga AKSP”.

 

Artikullin  mund ta gjeni në web faqen e Akademisë tek Bashkëpunimin Nderkombëtarë tek linku Erasmus +.

Qëndro i lidhur