Në Akademi u mbajtën lojërat Para Sportive “KOSOVA 2024 - Maratona e mundësive”
Vushtrri, 16 nëntor 2024 - Sikurse edhe viteve të tjera, edhe në këtë vit, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajtën lojërat para sportive "Kosova 2024 - Maratona e Mundësive” për personat më nevoja të veçanta.
Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini falenderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misionin e NATO-s KFOR të përfaqësuar nga Gjenerali Enrico Barduani, si dhe sponzorët e shumtë që kanë mundësuar organizimin dhe realizimin e kësaj ngjarje shumë të rëndësishëm për personat me nevoja të veçanta.
Ndërsa, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademinë e Kosovës për Siguri Publike z.Kastriot Jashari, në një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit duke filluar nga Gjenerali i KFOR z.Barduani, Komitetin Paraolimpik, garuesite kësaj ngjarje, dhe gjithë të pranishmit. Ai po ashtu theksoj se ky aktiviteti është organizuar në AKSP bashkarisht me OSBE-në, KFOR-in dhe partneret tjerë tash e dy dekada.
Në këtë ngjarje përveq fjalimeve hapëse, Gjenerali i KFOR-it dhuroj një donacion për Komitetin Paraolimpik të Kosovës.
Lojërat në të cilat kanë marrë pjesë garuesit ishin: Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paralimpike, Mundje krahu, Futboll i verbër,Vrapimi me karrocë, etj.
Këto lojëra u organizuan nga Komiteti Paralimpik i Kosovës të përkrahur nga AKSP dhe mekanizma të tjerë.