Në Akademi përfundoi trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”

15.03.2022

Vushtrri, 11 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjashtëmbëdhjetë (16) zyrtarë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim nga Republika e Shqipërisë, sot  përfunduan trajnimin  “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”. Trajnimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë për Siguri  nga  Shqipëria. 


Në ceremoninë e diplomimit  të tyre morën pjesë Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike së Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria Arben Cara si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  gjatë ceremonisë së certifikimit tha se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. “Nga trajnimet  e tilla  pjesëmarrësi përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Ne jemi munduar që për gjatë kësaj periudhe të mbajtjes së trajnimeve  të jemi përputhje më nevojat tuaja që ju të mund t’i realizon gjatë punës suaj në Shqipëri”, u shpreh Jashari.

Zv/drejtori Jashari u zotua se Akademia do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje më Akademinë e Sigurisë  në Shqipëri. 

 

Ndërsa drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Arben Cara u shpreh i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të zyrtarëve për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët përfunduan trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.  

Cara shfaqi shpresë se bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike si trajnimet e tilla dhe shkëmbimi i përvojave të vazhdojë edhe më tutje.




Ndryshe këta janë instruktoret e parë në Republikën e Shqipërisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim të cilët u çertifikuan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur një muaj dhe ligjërues në këtë trajnim ishin instruktorët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.