Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Dy studentë nga Universiteti “LAUREA” filluan studimet në Akademi

22.02.2023


Vushtrri, 22 shkurt 2023 - 
Dy studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuar “LAUREA” në Finlandë, filluan studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP) i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).


Në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë dhe programit të Bashkimit Evropian Erasmus+, dy studentët Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen, të cilët studiojnë në nivelin Bachelor për Rend, Siguri dhe Menaxhim të Rrezikut do të qëndrojnë në Akademi gjatë tërë semestrit, pra deri me 12 maj të këtij viti.


Është hera e parë që në Akademi qëndrojnë studentë të huaj për studime me qëllimi të përfitimit të kredive (ECTS) që transferohen në Fakultetin e tyre në Finlandë.



Gjatë takimit me profesorët e Fakultetit të Sigurisë Publike, Vilard Bytyçin dhe Ferid Azemin,  studentët nga Finlanda u njoftuan për kushtet dhe rregullat e studimit në FSP të Akademisë.  Studentët morën informata edhe rreth lëndëve që do të ndjekin gjatë këtij semestri si dhe rreth vizitave studimore që do t’i bëjnë në institucionet e sigurisë publike dhe partnerët ndërkombëtarë të AKSP-së.


Ndërsa studentët Kokko dhe Leskinen u shpreh të kënaqur për mundësinë e dhënë që të ndjekin studimet për një semestër në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.

Ndryshe, studimet e tyre në Akademi janë mundësuar përmes programit të BE-së Erasmus+, përmes të cilit AKSP ka të nënshkruar marrëveshje ndërinstitucionale me Universiteti e Shkencave të Aplikuara “LAUREA”.


Në takim me studentët finlandez, morën pjesë edhe  udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi dhe udhëheqësi  i Divizionit për Teknologji Informative, Sami Zeka.



 

Qëndro i lidhur