Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

NË AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE STUDENTËT NDJEKIN LIGJERATAT ONLINE

28.04.2020

 

Vushtrri, 28 prill 2020

 

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Zoti Ismail Smakiqi, mbajti takim online përmes SKYPE me mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, lidhur me vazhdimin e studimeve, gjegjësisht mbajtjen e ligjëratave online në këtë Fakultet .
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Zoti Bejtush Gashi, njoftoi Drejtorin Smakiqi për rrjedhën e procesit mësimor në kushtet e krijuara, pas unifikimit të platformës Google Meet dhe Google Classroom për ndjekjen e mësimit online.
Është e rëndësishme që në proces mësimor janë kyç edhe mësimdhënësit e angazhuar, kolegët tanë nga Agjencitë e Sigurisë Publike të cilët i mbajnë lëndët profesionale si dhe profesor të angazhuar nga Universiteti i Prishtinës, të cilët mbajnë leksione për studentët e FSP.
Po ashtu janë duke u zhvilluar edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve të bashkërenditura nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Zotit Bejtush Gashi si dhe Koordinatorit për Mësim Praktik të AKSP-së dhe Koordinatoreve të Mentorëve të Agjencive të Sigurisë Publike.
Studentët e Fakultetit janë duke marr pjesë në numër të konsiderueshëm aktivisht në ligjërata online. Duke mare parasysh që studentë e Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni mjaftë të angazhuar në luftë të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, studentët kanë mundësi përveç online të përcjellin ligjëratat edhe në kohë më të përshtatshme për ta, meqenëse ligjëratat e mësimdhënëseve incizohen dhe mundë të ndjekin në çfarëdo kohe.
Dekan Zoti Gashi së bashku me kolegët mësidhënës të Fakultetit diskutuan edhe për procesin e provimeve të cilit duhet të iu nënshtrohen studentët, gjegjësisht ndërtimit të notës për studentët. Po ashtu në ditët në vijim Fakulteti do të organizoi edhe mbrojtjen e temave të diplomimit të studentëve, në formën online.
Drejtori Smakiqi falënderoi mësimdhënësit dhe studentët të cilët po bëjnë të pamundurën që mos të ngecin studimet në këtë Fakultet.
 

Qëndro i lidhur