Republika e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme

Njoftim për studentet e pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike

06.10.2015Vushtrri,  06 tetor 2015 – Të gjithë studentët të cilët janë pranuar në  Fakultetin e Sigurisë  Publike  në vitin e parë akademik 2015/2016,  janë të obliguar të regjistrohen.Regjistrimi fillon nga data 07.10.2015 deri më datën 09.10.2015  çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora  15:00.

Studentë të cilët nuk paraqiten për regjistrim brenda afateve të lartëcekura, konsiderohet se kanë hequr dorë nga studimet.
Studentët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet ta paraqesin, fletëregjistrimin i cili mund të merret në zyrën për Shërbime Studentore. Dy fotografi (formati 4x6), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Regjistrimi i studentëve bëhet në zyrën për Shërbime Studentore  në  Fakultetin  e  Sigurisë  Publike  zyra nr.111  në  Akademinë  e Kosovës  për  Siguri  Publike (AKSP).

Po ashtu njoftohen të gjithë studentet e vitit të dytë akademikë 2014/2015  të Fakultetit të Sigurisë Publike  qw ta  bëjnë  regjistrimin  dhe  vërtetimin  e  semestrit  të tretë në  zyrën  e Shërbimeve  Studentore  brenda  afatit  nga data 07.10.2015 deri më datën 09.10.2015)  

Qëndro i lidhur