Terry Hake ekspert nga fusha kundër korrupsionit mbajti ligjëratë në Akademi

12.12.2018Vushtrri, 12 dhjetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, eksperti nga fusha e korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Terry Hake mbajti ligjëratë me temën “Korrupsioni në Gjykata”, të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë në kuadër të javës kundër korrupsionit.

Të pranishëm në ligjëratë ishin Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, studentët e Fakultetit të Sigurisë  si dhe zyrtarë  nga Akademia.

Në hapje të kësaj ligjërate foli Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili duke përshëndetur ekspertin nga Amarika Terry Hak tha se është nderë që sot në AKSP do te kemi mundësin të dëgjojmë përvojat të ndryshme nga puna disa vjeçare që ka bërë Terry Hak, në fushën e korrupsionit.

Gjithashtu Drejtori Smakiqi falënderoi organizatorët  për mundësin e mbajtjes së  kësaj ligjërate në Akademi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si dhe  ICITAP.

Në fund të kësaj ligjërate u publikua edhe dokumentari me temë korrupsioni, ku të pranishmit patën rastin dhe mundësin të parashtrojnë pyetje dhe komente lidhur me temën.