Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay vizitoi Akademinë

19.11.2018
Vushtrri,19 nëntor  2018 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)e vizitoi Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Adrian Shtuni konsulent në këtë organizatë,ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi memenaxhmentin e lartë  si dhe me zyrtarët policorë.

Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi mes Akademisë dhe ekspertëve të programit Hedahay në fushën e sigurisë konkretisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e njoftoi delegacionin e organizatës për misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai gjatë këtij takim përmendi të arriturat që jane realizuar ne Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike.


Drejtori Smakiqi shfaqin nevojën për bashkëpunim me ekspertë dhe organizatat ndërkombëtare, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpijnë në terrorizëm, duke ofruar ndihmë në draftimin e kurrikulave dhe trajnimin e trajnerëve.

Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e AKSP-së për vitin 2019/2022  që siç tha drejtori Smakiqi Akademia tashmë është një qendër e ekselencës në fushën e sigurisë e cila ka marr akreditim vendor dhe ndërkombëtar nga IADLEST.

 

Ndërkaq Jessalyn Brogan Walkermenaxhere e programit Hedahay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen, shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim me Akademinë dhe Policinë e Kosovë.  Ajo në theks të veçantë foli për bashkëpunimin dhe rolin e policimit në bashkësi siç tha ajo vija e parë e identifikimit, parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nevojën për kuptim të fenomenit dhe mekanizmave për ta parandaluar atë përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit ekzistues.


Ajo  theksoj se në kuadër të tyre kanë ofruar një hapësirë bukur relevante policimit në bashkësi, ku sipas saj, temat që ndërlidhen me ekstremizëm duhet të jenë pjesë e këtij moduli. 

 

“Nevoja për vazhdimësi është e theksuar sidomos tek mekanizmat trajnues me çka në mungesë të ekspertëve gjegjës, është kërkuar asistencë në hartimin e një kurrikule gjithë përfshirëse për të gjithë akterët dhe të gjitha nivelet, si dhe një trajnim për trajner për të siguruar një vazhdimësi në fushën e përballjes me fenomenet e kësaj natyre”, u shpreh Drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari.

 
Ardian Shtuni përfaqësues i organizatës Hedayah falënderoj Akademinë për bashkëpunimin  dhe siguroj se kërkesat e adresuara në fushat e kërkuara do ofrohen në kohë dhe së shpejti do ketë një produkt i cili do përmbush nevojat e palëve të interesit. 

 
 

Pas takimit u zhvillua edhe një vizitë e kampusit të AKSP.