Në Akademi po mbahet miniolimpiada për personat me nevoja të veçanta

29.09.2018

Vushtrri, 29 shtator 2018 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara e  organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Organizata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi  të Kufizuara, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe e mbështetur nga Akademia, OSBE-ja, KFOR-i dhe Karabinierët. 



Në hapjen e miniolimpiadës morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail  Smakiqi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi, Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë Burim Ramadani, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Kryetarja e Komitetit  Paraolimpik Njomza  Emini, Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, Ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi,  Përfaqësuesit e OPFAKKOS-it, Këshilltarja e OSBE-së  në Akademi Shpresa Muharremi, Drejtori i Trajnimeve Mandatare i Policisë së Kosovës Driton Zabërgja si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke iu uruar  mirëseardhje pjesëmarrësve në Akademi, theksoi se  miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara  është një ngjarje mjaft me rëndësi  për Akademinë dhe vendin. 

“Akademia do të vazhdoi me përkushtim të përmbush misionin e saj, të ofroi të gjitha llojet e trajnimeve dhe Arsim të Lartë për të punësuarit në Agjencitë e Sigurisë Publike. Akreditimi Ndërkombëtar i Akademisë nga Agjencia Amerikane e Akreditimit dhe cilësimi i saj ‘Qendër e Ekselencës’ është si rezultat edhe i vlerave dhe të kulturës të Akademisë të bashkëpunimit me komunitete”, u shpreh Smakiqi. 


Drejtori Smakiqi, duke përmendur garat që do të mbahen që këtyre ditëve në fund të “Javës Evropianë të Sportit”, garuesve iu uroi suksese.


“Akademia ditët më të bukura i kalon me ju, ditët kur mbahet Miniolimpiada. Natyrisht që garat janë pretekst i mirë që ju të tregoni afinitetet e juaja, duke përfshirë moton e artë të garave olimpike ‘e rëndësishme është pjesëmarrja’”, tha Smakiqi. 


Drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë vullnetarët nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, pjesëtaret e karabinjerëve, ambasadave të vendeve mike në Kosovë, oficerëve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, agjencive të sigurisë publike, personelit të Akademisë, ekipeve mjekësore, të rinjve dhe rejave vullnetar nga Vushtrria, Mitrovica dhe komunave tjera të Kosovës, që  të mbahet kjo miniolipiad.  




Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit tha se “Javën Evropianë të Sportit” e bënë edhe më të rëndësishme mbajtja e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta.  


“Ky organizim është shumë i veçantë sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë me të cilët shteti i Kosovës, Ministria e Sportit dhe të  gjithë mekanizmat duhet të jemi bashkë që t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta, që të ndihen të barabartë  në çdo proces të jetës e në theks të veçantë në aktivitetet sportive”,  tha ministri Gashi.


Gashi gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve vlerësoj se Kosova ka një pjesëmarrje të ulët në aktivitet sportive. 

Duke përendur hapjen e fushave sportive, hapjen e bazenve olipike etj, Gashi tha se janë duke punuar në avancimin e infrastrukturës sportive. 


Ai tha se Kosova me mbajtjen e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta po e përmbyll “javën evropiane të sportit” duke thënë se 

është një nismë e mirë që sa më shumë të rinj e të reja të marrin pjesë në masovizimin e sportit.  



Ndërkaq Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, tha se lojërat miniolimpike janë një ngjarje shumë e rëndësishme ku kanë mundësi të marrin pjesë shumë persona që të tregojnë aftësitë e tyre në lojëra të ndryshme. 



Duke u shprehur i lumtur që ka ndihmuar që kjo miniolipand të mbahet  tha se OSBE çdo herë do të jetë e gatshme t’i ofroi përkrahje këtyre  personave. 


“Falënderim i veçant është për heroit e këtyre personave me nevoja të veçanta e  që janë familjarët, pasi që këta kanë shumë punë për ti plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Roghe duke thënë se miniolipiada është një ngjarje e shkëlqyeshme gjatë të cilës personat me nevoja të veçanta kanë mundësi të marrin pjesë në gara dhe loja të ndryshme sportive. 



Roghe duke bërë thirrje që të punohet më shumë në largimin e barrierave për personat me nevoja të veçanta tha se OSBE ka dhuruar 48 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për personat në fjalë. 


Edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë falënderoi të gjithë akterët deh Akademinë e Kosovës për Siguri Publike që kanë ndihmuar në realizimin e miniolimpiadës vite me radhë. 


“Qyteti i Vushtrrisë është i më i bukur kur në të mbahen gara të ndryshme sportive, dhe ku mbahet aktivitet të këtij lloji sic është miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta”, u shpreh Tahiri


Ndërkaq, kryetarja e Komitetit Paraolimpik  Njomza Emini, falënderoi të gjithë  ata që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj minioplimiadës.  Emini tha se pret që Kosova shumë shpejte të anëtarësohet në  komitetin paraolimpik ndërkombëtar.  


Ndryshe miniolimpiada do të zgjatë dy ditë radhazi ku do të zhvillohen këto gara  hendboll, basketboll, pikado, futboll, shah, pingpong, vrapim me karrocë, shenjëtari etj. 

Në këtë miniolimpiad janë duke marrë pjesë persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.