Në Akademi përfundoi trajnimi “Reagimi i përbashkët 2018”

16.02.2018

Vushtrri, 16 shkurt  2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot  përfundoi  trajnimi “Reagimi i përbashkët 2018”, i organizuar nga Agjencia për Menaxhim Emergjent në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , Gardën e Ajoves si dhe Agjencia Federale e  Menagjimit Emergjent nga Amerika.


Në këtë ushtrim përmbyllës të pranishmit i përshëndeten edhe komandanti i Gardës Kombëtare e Ajovës Timothy Orr si dhe Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Fadil Kodra.


Gjithashtu pjesëmarrësit  në këtë  trajnim përmbyllës,  “ Reagimi i përbashkët 2018”,  vlerësuan lartë organizimin e këtij ushtrimi  i cili kishte për qëllim testimin e planit të reagimit kombëtarë.


Objektivat e këtij trajnim kanë qenë testimi i komunikimit, koordinimi ndërinstitucional , testimi i kapaciteteve reaguese, shërbimi mjekësor emergjent, evakuimi dhe strehimi , informimi i publikut në situatat emergjente etj.

 

Në fund të gjithë zyrtarët nga institucionet pjesëmarrëse të mbështetura edhe nga partneret ndërkombëtarë shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në këtë trajnim   katër ditor pjesëmarrës ishin zyrtarë nga të gjitha  institucionet e Republikës së Kosovës.