Ministri Sefaj mori pjesë në përfundimin e komponentit të parë të projektit të binjakëzimit

09.11.2017

Vushtrri, 09 nëntor 2017 - Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt  “Ngjarja e vizibilitetit (dukshmëria) të kurrikulave të trajnimeve për  arsimin profesional”, ku u vlerësua përfundimi i komponentës së parë, që ka të bëjë më “Kontributin për strukturë të qëndrueshme të trajnimit profesional për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në Kosovë”.

Të pranishëm ishin ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z.Flamur Sefaj, Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, zëvendësshefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z.Libor Chlad, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE z.Akhe Roghe, Këshilltarja e Lartë e Menaxhimit Ekzekutiv të MPB-së nga ICITAP znj.Drita Perezic, kryesuesi i Bordit të Akademisë z.Bajram Bujupi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi, udhëheqës të lartë të Akademisë dhe  Agjencive të Sigurisë Publike si dhe udhëheqës dhe anëtar të grupeve punuese të komponentës së parë të projektit.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se Projekti i  Binjakëzimit është duke u zhvilluar në dinamikën e paraparë  me kontratë.
Gjatë konferencës ku është diskutuar rreth përfundimit të komponentës së parë Smakiqi tha se të arriturat janë rezultat i punës së përbashkët të grupeve punuese të Agjencive të Sigurisë Publike, Akademisë dhe ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia.

“Jam i lumtur të iu njoftoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka aplikuar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve me qëllim të akreditimit të institucionit si dhe validimin e programeve profesionale (vokacionale) të Agjencive të Sigurisë Publike, bazuar në kriteret e autoritetit. (gjithnjë të bazuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve gjegjësisht Kornizën Evropianë të Kualifikimeve). Më datën 03 Nëntor 2017, Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka aprovuar kërkesën e Akademisë dhe në ditët dhe muajt në vijim presim procesit të Akreditimit të Akademisë për zhvillimin e Programeve Profesionale”, tha Smakiqi.

Duke falënderuar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila përmes projektit të binjakëzimit po mbështet Akademinë, Smakiqi tha projekti ka  kaluar 21 muaj nga 3 vite sa do të zgjatë projekti, i cili e ka koston 1.4 milion euro dhe do të angazhojë 42 ekspertë të lëmive të sigurisë publike nga Finlanda dhe Estonia.  Smakiqi tha  qëllimi i projektit është mbështetja e arsimit në niveli profesional dhe atij të lartë duke përfshirë edhe hulumtimin në fushën e sigurisë publike në Kosovë, që i përmbush në tërësi standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Pas përfundimit të projektit Akademia do të ketë programet profesionale (vokacionale) të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve; programin studimor të qëndrueshëm dhe të ri-akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim; si dhe Institutin e themeluar të Hulumtimit dhe Zhvillimit në Akademi dhe botime nga fushat e sigurisë”, tha Smakiqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke u shprehur i lumtur për të arriturat falënderoi ICITAP-in dhe OSBE-në  për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Akademisë.



Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një përvojë të mirë në implementimin e projekteve të binjakëzimit ku përmes së cilave ka arritur të themeloj arsimin e lartë dhe të akreditohet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

“Akademia përmes projektit aktual me sukses po e  përmbush një nga qëllimet e këtij projekti, fillimisht ri-akreditimin e programit studimor bachellor dhe tani përfundimin e suksesshëm të programeve profesionale dhe dorëzimin e tyre për validim në Autoritetin Kombëtare të Kualifikimeve për gjashtë Agjencitë e Sigurisë Publike”, tha ministri Sefaj duke u shprehur i bindur se deri në janar të vitit 2019 Akademia do të përfundoi edhe objektivat tjera siç; janë inicimi i programit studimor master si dhe funksionalizimin e Instituti për Hulumtim në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Ministri Sefaj falënderoi zyrën e Bashkimit Evropian, ICITAP-in, institucionet e Sigurisë Publike, OSBE –në, ku siç tha ai pa kontributin e të cilëve nuk do të ishin në këtë nivel zhvillimi as Akademia e as institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Në fund ministri Sefaj përgëzoj të gjithë për suksesin e arritur dhe ofroj përkrahje edhe me tutje në realizimin e objektivave.

Zëvendësshefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Libor Chlad,  tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shfrytëzuar donacionin e Bashkimit Evropian në mënyrën më të mirë të mundshëm.  Akademia është duke e realizuar projektin e binjakëzimit me sukses duke falënderuar të gjithë akterët që janë të përfshirë në të.

“Kjo nuk do të ishte e mundshme pa përkushtim dhe bashkëpunim e mirëfilltë jo vetëm në nivel institucional por edhe në nivel personal”, u shpreh Brusa duke thënë se është shumë më rëndësi bashkëpunimi rajonal dhe global duke pas parasysh fakti se jetojmë në një botë jo edhe aq të sigurt për të cilën besoj që pajtohen edhe ju.

Krista Haak udhëheqëse e projektit të binjakzimit I cili ka për qëllim zhvillimin e mëtejm të arsimit të sigurisë publike në Kosovëv u shpreh e lumtur që component e parë ka përfunduar me sukses.

“Komponenti I parë ishte i fokusuar në zhvillimin e trajnimeve profesionale në Akademinë e Kosovës. Haak. Siç është përmendur tashmë nga drejtori i përgjithshëm të gjitha  kurrikulat e reja të arsimit profesional janë dorëzuar për miratim tek Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, janë plotësuar dhe dorëzuar aplikimet për akreditim institucional, që në fund i jep AKSP-së të drejtën ligjore për të ofruar, vlerësuar dhe për të dhënë certifikata për të gjitha kualifikimet profesionale në fushën e sigurisë publike”, u shpreh Haak duke thënë se Akademia është shumë afër arritjes së standardit të përgjithshëm të Projektit siç përmendet në Kontakt - Cilësia e kurrikulave të arsimit profesional dhe të lartë të sigurisë publike në Kosovë është rritur.

Haak tha se e gjithë kjo është arritur si rezultat i një pune të përbashkët të të gjithë akterëve.

 


Duke përshëndetur të gjithë akterët  e përfshirë në këtë projekt  kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi theksoi se është përfunduar një fazë e rëndësishme e projektit të binjakëzimit.

“Përfunduam  një proces të jashtëzakonshëm të aplikimit për akreditimi në Autoritetin  Kombëtar të Akreditimit i cili në të gjitha fazat kërkon punë dhe profesionalizëm”, tha Bujupi duke  falënderuar ministrin  e Punëve të Brendshëm  Flamur Sefaj për përkrahjen si dhe zyrën e Bashkimit Evropian për ndihem e vazhdueshme që po japin përmes projekteve të ndryshme në Kosovë.

Ndërsa  drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Akhe Roghe tha se Akademia dita ditës është duke shënuar progres në realizimin projekteve të saj.
“Kemi pas një storie suksesi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sepse sot kemi një institucion edukativo arsimor me standarde evropiane dhe të gjitha shpenzimet kanë shkuar në vendin e duhur, këtë e them duke u bazuar në raportin e Auditorit”, tha Roghe.

Duke ofruar mbështetje Roghe tha se ndihet krenar  që bashkëpunon me Akademinë.

Përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Perezic tha se  ndihet e privilegjuar që bashkëpunon   me Akademinë dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe më tej.

Projekti i Binjakëzimit me këtë rast shpërndau certifikata Falënderimi për Anëtarët e grupeve punuese të ASP-ve dhe AKSP-së për kontribut në zhvillimin e kurrikulave për trajnimet profesionale për Agjencitë e Sigurisë Publike në projektin e binjakëzimit dhe kontribut në aktivitetet në procesin e akreditimit institucional të AKSP-së në projektin e binjakëzimit