Akademia anëtarësohet në asociacionin e kolegjeve evropiane të shërbimit të zjarrfikjes

05.06.2017

Vushtrri,5 maj 2017 - Në Akademinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Berlinit (BFRA), në Berlin, nga 31 maj deri më 2 qershor 2017,  u mbajt Konferenca dhe takimi vjetor i Asociacionit të Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA – European Fire and Service Colleges’ Association).

EFSCA është asociacion i trajnimit evropian në fushën e shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit me qëllim të shkëmbimeve të përvojave ndërkombëtare në fushën e kërkimit (hulumtimeve), arsimit të lartë dhe trajnimit.


Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane nga Austria, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Ukraina.


Temat boshte e konferencës së këtij viti ishte “Teknologjitë e reja për trajnimin e vullnetarëve të zjarrfikjes”, me theks të veçantë zhvillimi, avancimi dhe përdorimi i teknologjive të reja për trajnimet e zjarrfikësve dhe metodat e trajnimeve bazuara në përdorimin e tokologjisë. Ndër të tjera u ligjëruan dhe u elaboruan temat në fushat e përdorimit të dronëve, trajnimet përmes simulimeve virtuale, mësimet e kombinuara (mësimet në klasë dhe në distancë, -learning), si dhe në fushën e Mbrojtjes Civile të BE-së.


Ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje e bënë z. Wilfrid Gräfling – Drejtori i BFRA, njëri ndër Shefat të BFRA-së z. Harald Herweg dhe President i EFSCA z. Wim Beckmann nga Holanda.    


Për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës në kuadër të përkrahjes arsimore në fushën e Menaxhimit të Emergjencave me theks të veçantë të zjarrfikjes dhe shpëtimit, konferenca ishte e rëndësisë së veçantë pasi që pas parashtrimit të aplikimit për anëtarësim në këtë asociacion, njëzëri të gjithë 20 përfaqësues, pjesëmarrës dhe anëtarë të EFSCA-së votuan për anëtarësim të AKSP-së.


Gjatë konferencës përfaqësues të AKSP-së Drejtori i Përgjithshëm z. Ismail Smakiqi dhe z. Avni Istrefi – Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, patën rastin të zhvillojnë takime të shumta bilaterale e në veçanti vlen të theksohet se takimet me personalitete që kanë qenë pjesë e misioneve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë si z. Martin Thomsen – Kolonel/Udhëheqës i Kolegjit Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Danimarkës, si dhe z. Peter Wagner – Doktor i Shkencave Teknike.