Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu vizitoi Akademinë

09.12.2016

Vushtrri, 08 dhjetor 2016 – Udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë, Ambasadori Jan Breaathu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi. 

 

Të pranishëm në takim ishin edhe  Dekani i Fakultetit të Sigurisë  Bejtush Gashi, nënkolonel Driton Zabergja, udhëheqësit e lartë të AKSP-së si dhe ekspertet e Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian.

 

Drejtori Smakiqi fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe mision te suksesshëm në Kosovë Ambasadorit Jan Breaathu, e më pas e informoi me zhvillimet e Akademisë. Smakiqi tha se OSBE është pjesë e historisë së Akademisë që nga themelimi ku ende vazhdon ta mbështes në të gjitha fushat e trajnimit, si dhe përmes donacioneve të shumta të cilat mbështesin Akademinë në misionin e saj.

 

Drejtori Smakiqi foli edhe për Projektin e Binjakëzimit të Komisionit Evropian ku theksoi se fal punës dhe angazhimit të përbashkët të të gjithë akterve të përfshirë në projekt sot edhe kemi studime bachelor në Akademi. Gjithashtu ai foli edhe për projektin e dytë të binjakëzimit i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimimit në institucionet e sigurisë dhe funksionalizimin e Institutit për Hulumtim.

 

Duke folur për rendësin e arsimimit të zbatuesve të ligjit në Akademi dhe nevojave për studime postdiplomike Smakiqi foli edhe për takimin e fundit me ekspertet e projektit të binjakëzimit lidhur me raportin e fizibilitetit për programin master duke shprehur edhe vizionin e AKSP-së që në të ardhmen e afërt të ofrojmë studime postdiplomike.

 

Gjithashtu Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrjen e Akademisë në asociacione të kolegjeve policore Evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë , Jan Breaathu u shpreh i kënaqur me punën dhe rezultatet e arritura në Akademi duke falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin dhe duke thënë se të gjitha këto janë storie e suksesit jo vetëm për ju po për gjithë Kosovën. Duke folur për iniciativën për ofrimin e programeve master në Akademi ai shprehu mbështetjen e pa rezervë nga OSBE-ja në finalizimin e këtij programi mjaftë të rëndësishëm për institucionet e sigurisë.

 

“Dëshiroi të iu bëjë të qartë se OSBE do të vazhdoi ta mbështes Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike në kërkesat e tyre” tha Ambasadori dhe shtoj se “Akademinë ne e vlerësojmë shumë për arritjet e këtyre viteve, presim fuqizimin e saj dhe do ta mbështesim në aktivitetet e saja sidomos në bashkëpunime dhe projekte regjionale dhe më gjerë”.

Në fjalën e tij Ake Roghe drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE tha se kemi filluar nga zero dhe sot Akademia është një institucion shume i suksesshëm në trajnimin e pjesëtareve të sigurisë publike dhe mbështetja e OSBE-së për Akademinë do të vazhdojë edhe më tutje.

 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi foli rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së studimeve në Akademi duke treguar edhe njëherë nevojën e domosdoshme për studimeve master për institucionet e sigurisë, duke pasur parasysh rrezikun e madhe të cilin po përballet sot bota. 

 

Nënkolonel Driton Zabergja tha se bashkëpunimi me OSBE-në ka qen gjithherë i shkëlqyer që nga themelimi e deri me sot dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në trajnimin dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës.

 

Në funde ata vizituan edhe bibliotekën brenda Akademisë ku një pjesë e librave është donacion nga OSBE-ja.