Gjenerali i NATO-së Stefan Linus Fix, drejtor i Ekipit Ndërlidhës dhe Këshillues vizitoi Akademinë

05.11.2015

Vushtrri, 05 nëntor 2015 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, sot priti në takim  një delegacion nga Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s i kryesuar nga gjeneral Stefan Linus Fix, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE, Karl ake Roghe si dhe shefi i Njësisë së Hetimit të Krimit të Organizuar në EULEX, Alan Edwards. Për nderë të kësaj vizite u organizua parada  e gjeneratës së 53-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi e njoftoj delegacionin në fjalë, për veprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot. Smakiqi vuri në pah zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike tash së fundmi edhe me fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që AKSP ka  më të  gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.  

 

Ndërsa drejtori i Ekipit  Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s, gjeneral Stefan Linus Fix, duke folur para kadetëve të rreshtuar, tha se qëllimi i vizitës së tij në Akademi ishte që të njihet me për se afërmi më punën dhe aktivitet që zhvillohen këtu. “Ju luani rol të rëndësishëm në ruajtjen e rëndit dhe sigurisë në shtetin tuaj”, tha Fix para kadetëve. 

 

Gjeneral Fix, përgëzoj Akademinë për të arriturat në fushën e trajnimit dhe arsimimit të pjesëtarëve të sigurisë publike në vend. 

 

Delegacioni në fjalë shprehi interesimin e tyre për shumë çështje që lidhen me trajnimet në Akademi. 

 

Ndërkaq, drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri  në OSBE, Karl ake Roghe, gjatë takimit tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është institucioni më i mirë për trajnime në fushën e sigurisë. Pas hapjes së Fakultetit të Sigurisë Publike, Roghe tha se Akademia është në rrugë të mirë që në të ardhmen të aplikojë për nivelin master.  

 

Delegacioni shprehu përshtypjet më të mira për Akademinë si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.

 


Smakiqi falënderoi komunitetin ndërkombëtar për ndihmën që i kanë dhënë AKSP-së, përfshirë KFOR-in, shtetin gjerman dhe organizma e institucione të tjera.