Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Hungaria

18.11.2009

Vushtrri,18 nëntor 2009 - Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Hungaria i kryesuar nga Këshilltari i Lartë i Ministrisë së Mbrojtjes z. Karloy Nagy.

Delegacioni u  mirëprit nga u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe zhvillim z-sha Canolli, Shefi i Zyrës Ligjore z. Ali Bajgora, nënkolonel Driton Zabërgja, Rrahman Sefedini, Shef i Trajnimeve në Kuadër të DME-së si dhe nga stafi menaxhues i Qendrës.

Fillimisht z-sha Canolli i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit z-sha Canolli i njoftoi më për së afërmi rreth punës, duke bërë një prezantim rreth misionit, vizionit, fazës së tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Delegacioni nga Hungaria u nda i kënaqur me vizitën bërë Qendrës sonë QKSPEZH-it, si dhe shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve edhe në të ardhmen, duke konstatuar se deri më tani kanë arritur shumë suksese si rezultat i bashkëpunimit duke dërguar ekspertë te fushave të ndryshme në realizimin e projekteve dhe trajnimeve në QKSPEZH, përmes misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX.

Në fund të takimit, delegacioni nga Hungaria përshëndeti z-sha Canolli për pritjen që iu bë, dhe për prezantimin e punës së Qendrës  së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.