Taibe Canolli u emërua u.d. e Kryeshefit Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

26.05.2009

Vushtrri 22  maj ’09 - Në mbështetje të nenit 145 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/26 të dt. 27 prill 2006, Rregullores së UNMIK-ut  2008/17, Urdhëresës Administrative nr. 2008/3 për themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim neni 3, si dhe Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil në Kosovë, ministri i Ministrisë së Punëve  të Brendshme nxori këtë vendim:
I. Në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim që vepron si Agjenci Ekzekutive, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme emërohet znj.Taibe Canolli.
II. Znj. Taibe Canolli do ta ushtrojë këtë funksion deri në përfundim të procedurave të rregullta të rekrutimit të Kryeshefit të kësaj Agjencie. Mandatin e saj/tij, Kryeshefi Ekzekutiv do ta ushtrojë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
III. U.d. i kryeshefit Ekzekutiv i përgjigjet Ministrit të Punëve të Brendshme.