Përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm 

 

Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Akademisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij; rekrutimin me personel dhe organizimin e Akademisë, si dhe nxjerrjen e vendimeve dhe akteve nënligjore për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e tij;

 

Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Akademisë; zbatimin e politikës jo diskriminuese për personelin e Akademisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe për të siguruar që përbërja e stafit reflekton karakterin shumetnik të Kosovës. 

 

Po ashtu është përgjegjës për sigurimin që rekrutimi i stafit është i bazuar në kualifikimet profesionale, aftësitë e tyre, i cili bëhet përmes konkursit të hapur dhe të drejtë, në pajtim me ligjin në fuqi;


Përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi punën e Akademisë, të cilat raporte i dorëzohen ministrit të Punëve të Brendshme dhe Bordit;

 

Gjitha ashtu bazuar në ligj Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë është përgjegjës për zhvillimin e planit strategjik afatgjatë për administrimin efektiv dhe efikas të Akademisë.